Tërmeti shkund arkipelagun e Paqësorit

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 10:26 | Bota

Tërmeti shkund arkipelagun e Paqësorit

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë Rihter u regjistua, mëngjesin e së hënës, në arkipelagun Tonga në Oqeanin Paqësor.

Tërmeti me një thellësi fokale prej rreth 112 kilometrash e kishte epiqendrën 200 kilometra në veri të Nuku’alofa, kryeqyteti i arkipelagut Tonga.

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit tha se nuk kishte asnjë kërcënim cunami nga ky tërmet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos