PSG shkëlqen me gjashtë gola, parisienët pretendentët kryesorë

Nga Dea Kozma
4 Nëntor 2026, 11:44 | Futboll

Paris Saint-Germain konfirmon se mbetet skuadra për t'u mundur në Champions League. Kampionët në fuqi të Europës dhurojnë një tjetër spektakël, duke shkatërruar Villarrealin me rezultatin 6-0 në transfertë.

Ndeshja u vendos praktikisht që në pjesën e parë. Joao Neves, Desire Doue, Senny Mayulu dhe Fabian Ruiz realizuan katër herë brenda vetëm 17 minutave, duke vendosur një rekord në historinë e Champions League për shpejtësinë me të cilën një skuadër arrin katër gola, shkruan A2.

Pas pushimit, Fabian Ruiz realizoi sërish, ndërsa David Boly vulosi shifrat përfundimtare 6-0.

PSG nuk ndalet dhe vazhdon me pikë të plota në këtë edicion. Me 12 pikë pas katër ndeshjesh dhe dhjetë fitore radhazi në të gjitha kompeticionet, skuadra franceze jep një mesazh të fortë për rivalët.

Me këtë formë dhe me trofeun e fituar sezonin e kaluar, parizienët mbeten kandidati kryesor për të mbrojtur kurorën europiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos