Barcelona kthehet te fitorja, Yamal dhe Raphinha shkëlqejnë

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2026, 11:41 | Futboll

Barcelona rikthehet te fitorja në Champions League dhe e bën këtë me një paraqitje bindëse përballë Aston Villas.

Katalanasit triumfojnë 3-0 në shtëpi, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për një vend mes tetë skuadrave më të mira të fazës së ligës, shkruan A2.

Protagonisti i parë ishte Lamine Yamal. Talenti spanjoll përfitoi nga një gabim i kundërshtarit dhe zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7-të.

Në pjesën e dytë erdhi radha e Raphinhas. Braziliani dyfishoi shifrat në minutën e 52-të, pas një pasimi të Fermín López, ndërsa në minutën e 59-të realizoi sërish, këtë herë pas një aksioni të bukur të nisur nga Joao Cancelo.

Një dopietë për Raphinhën dhe një tjetër mbrëmje pozitive për Yamal, që vazhdojnë të jenë ndër armët kryesore të skuadrës katalanase.

Barcelona shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe rikthen besimin pas humbjes me PSG-në. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos