Bllokuan rrugët gjatë protestës, policia gjobit 36 persona

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2026, 11:07 | Kronikë

Bllokuan rrugët gjatë protestës, policia gjobit 36 persona

Policia ka gjobitur me 5 mijë lekë të reja 36 protestues pasi gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Rrugën e Durrësit, bllokuan qarkullimin e automjeteve.

Sipas njoftimit të Policisë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të policisë për lirimin e rrugës, protestuesit nuk janë bindur.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos