Tërmeti trondit Serbinë, lëkundjet ndihen për disa sekonda

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 07:53 | Bota

Tërmeti trondit Serbinë, lëkundjet ndihen për disa sekonda

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Serbi, duke shkaktuar panik te banorët, një pjesë e të cilëve kanë braktisur banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 4.4 Rihter u shënua rreth orës 08:42, teksa lëkundje shumë të forta janë ndjerë edhe në Rumani.

Paraprakisht, nuk raportohen të lënduar si pasojë e tërmetit, teksa autoritetet lokale kanë dalë në rrugë për verifikime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos