Avionët rusë të goditur nga sulmet ukrainase më 1 qershor nuk janë shkatërruar plotësisht, por mund të riparohen. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.
"Pajisjet në fjalë, siç thanë përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, nuk u shkatërruan, por u dëmtuan. Ato do të restaurohen", tha Ryabkov në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se sulmi me dron i Ukrainës fundjavën e kaluar goditi deri në 20 avionë luftarakë rusë, duke shkatërruar rreth 10 prej tyre.
Kjo shifër është në të vërtetë gjysma e vlerësimit të dhënë nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se dronët e Kievit shkatërruan 41 bombardues rusë.
Ndërkohë, Vladimir Putin i tha Presidentit të SHBA-së Donald Trump në një telefonatë të mërkurën se Moska duhet t'i përgjigjet sulmit të 1 qershorit. (A2 Televizion)