Më shumë se 31,000 njerëz u evakuuan në të gjithë Kanadanë dje, ndërsa zjarret shpërthyen në qytete dhe fshatra. Zyrtarët bënë të ditur se më shumë se 200 zjarre po digjen në të gjithë vendin, raporton A2 CNN.
Autoritete thonë se gjysma e zjarreve kanë dalë jashtë kontrollit, me flakët që kanë djegur më shumë se 2.2 milionë hektarë deri më tani, shkruan A2 CNN.
Provincat e Saskaçevanit dhe Manitobës janë goditur më rëndë, pasi të dyja kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme kundër zjarreve ditët e fundit. (A2 Televizion)