I vihet zjarri varrit të babait të Bashar al Assad në Siri

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2024, 14:35 | Bota

I vihet zjarri varrit të babait të Bashar al Assad në Siri

Varri i babait të presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad është djegur nga luftëtarët rebelë pasi sulmuan mauzoleun e tij sot.

Fotot tregojnë luftëtarët që qëndrojnë pranë varrit të djegur të Hafez al-Assad në fshatin stërgjyshëror të familjes Qardaha në provincën perëndimore Latakia, shkruajnë mediat e huaja.

I vihet zjarri varrit të babait të Bashar al Assad në Siri

Pamjet e tjera tregojnë se varri i djegur më pas u tërhoq zvarrë jashtë mauzoleut dhe u la aty nga rebelët e armatosur.

Hafez al-Assad, i cili ishte babai dhe paraardhësi i presidentit të rrëzuar, vdiq në vitin 2000, shkruan A2 CNN.

Ai mori pushtetin në vitin 1970 dhe ishte arkitekti i Sirisë moderne, duke krijuar një sistem të ‘përça dhe sundo’ për të ruajtur pushtetin e tij. 

I vihet zjarri varrit të babait të Bashar al Assad në Siri

Djegia e varrit të Hafezit vjen pasi djali i tij u largua nga Siria pas një ofensive rrufe të udhëhequr nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe aleatët e tij.

Sirianët në të gjithë vendin dhe në mbarë botën kanë shpërthyer në festime, pasi duruan pesë dekada të sundimit nga klani i tij që pa këdo që dyshohej për mospajtim, të futej në burg ose të vritej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos