I vuri zjarri shtëpisë së guvernatorit, arrestohet autori

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 07:09 | Bota

I vuri zjarri shtëpisë së guvernatorit, arrestohet autori

Një burrë 38-vjeçar është arrestuar pas një sulmi të dyshuar me zjarr në rezidencën zyrtare të guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro, që ndodhet në kryeqytetin Harrisburg.

I dyshuari, Cody Balmer, përballet me akuza të rënda si: tentativë për vrasje, zjarrvënie të qëllimshme, terrorizëm dhe sulm të rëndë.

Ngjarja ndodhi gjatë natës, disa orë pasi Shapiro dhe familja e tij kishin festuar natën e parë të Pashkës hebraike. Sipas autoriteteve, Balmer arriti të kalojë gardhin që rrethon shtëpinë dhe ndezi zjarrin me një mjet ndezës të improvizuar.

Fatmirësisht, guvernatori dhe familja e tij u larguan nga shtëpia pa pësuar lëndime, por ndërtesa pësoi dëme të mëdha.

Në një deklaratë për media, Shapiro tha se ndjehej emocionalisht i tronditur nga ajo që kishte ndodhur, por theksoi se nuk do të lejonte që kjo ngjarje ta trembte apo ta ndalte në misionin e tij.

Policia po heton ende motivin e sulmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos