Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 07:29 | Bota

Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë

Një person është vënë në pranga në Australi pasi ka tentuar të hyjë me makinë në portat e konsullatës ruse në Sydney.

Policia u thirr në konsullatë rreth orës 08:00 sipas orës lokale, pas raportimeve se një automjet i paautorizuar ishte parkuar në hyrje të godinës.

Agjentët u përpoqën të flisnin me shoferin, por ai nuk iu bind urdhrit të tyre dhe i dha gaz makinës duke u përplasur me portën hyrëse

39-vjeçari u arrestua në vendngjarje dhe po merret në pyetje, teksa raportohet se një polic mori plagë të lehta si pasojë e këtij incidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos