
Evropa do të vuajë nga mungesa e karburantit për avionët brenda vetëm tre javësh nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet, ka paralajmëruar organi tregtar për aeroportet e kontinentit.
Gjiri Persik është një burim kryesor i karburantit të aviacionit, duke përbërë rreth 50% të importeve të Evropës.
Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve të Evropës (ACI) tha se anëtarët e tij kishin "shqetësime në rritje" në lidhje me disponueshmërinë e karburantit për avionët, veçanërisht me afrimin e sezonit të turizmit veror. Ai paralajmëroi se aeroportet më të vogla janë veçanërisht të prekura.
"Në këtë fazë, ne e kuptojmë se nëse kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit nuk rifillon në ndonjë mënyrë domethënëse dhe të qëndrueshme brenda tre javëve të ardhshme, mungesa sistematike e karburantit për avionë do të bëhet realitet për BE-në”, tha drejtori i përgjithshëm i ACI Europe, Olivier Jankovec, në një letër drejtuar komisionerëve evropianë për energjinë dhe turizmin.
Disa linja ajrore në mbarë botën kanë ulur tashmë fluturimet dhe kanë rritur tarifat e pasagjerëve për shkak të shqetësimeve për mungesën e karburantit.
Javën e kaluar, çmimi i references për karburantët, për avionët evropian, arriti nivelin më të lartë prej 1,838 dollarësh për ton, krahasuar me 831 dollarë para fillimit të luftës. (A2 Televizion)