
Inflacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në nivelin më të lartë të dy viteve në mars, pasi lufta në Iran ka shtyrë ndjeshëm rritjen e çmimeve të energjisë.
Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit (CPI), i cili mat shpenzimet e amerikanëve për mallra dhe shërbime të përditshme, u rrit me 3.3% në bazë vjetore, nga 2.4% që ishte në shkurt.
Çmimet e karburantit u rritën me 21% brenda vetëm një muaji, rritja më e madhe që nga viti 1967, duke e çuar mesataren e një gallon-i në 4.15 dollarë, rreth 40% më shumë se nivelet para luftës.
Shtëpia e Bardhë e cilësoi këtë tronditje si të përkohshme, por ekonomistët paralajmëruan se çmimet e ushqimeve pritet të rriten më tej gjatë muajit prill. (A2 Televizion)