
Në një seri postimesh në platformën X, ai komentoi situatën në Lindjen e Mesme, ku një armëpushim i brishtë ka ndalur përkohësisht luftimet përpara negociatave.
“Dhuna absurde dhe çnjerëzore po përhapet me egërsi në vendet e shenjta të Lindjes së Krishterë,” u shpreh ai.
“Asnjë kauzë nuk mund të justifikojë derdhjen e gjakut të të pafajshmëve.”
“Kushdo që është dishepull i Krishtit, Princit të Paqes, nuk është kurrë në anën e atyre që dikur mbanin shpatën dhe sot hedhin bomba.”
Ai shtoi se veprimet ushtarake nuk do të “krijojnë hapësirë për liri apo kohë paqeje” dhe bëri thirrje për dialog dhe bashkëjetesë. (A2 Televizion)