Papa Leoni XIV po përgatitet për një vizitë historike në Liban, në udhëtimin e tij të parë jashtë Italisë që prej zgjedhjes në krye të Vatikanit në maj.
Kryepeshkopi Paul Sayah, një ndër figurat më të larta të Kishës Katolike në Liban, konfirmoi se Vatikani është duke studiuar mundësinë e këtij udhëtimi, ndërsa komuniteti lokal është në pritje të njoftimit zyrtar për datat dhe detajet e vizitës.
Papa Leoni XIV ka theksuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë e paqes në Lindjen e Mesme dhe nevojën për bashkëjetesë ndërfetare në rajon.
Nëse vizita konfirmohet, ajo do të jetë një sinjal i fuqishëm i angazhimit të Selisë së Shenjtë për Lindjen e Mesme dhe një hap i rëndësishëm për Papën e ri drejt ndërtimit të një papati të hapur dhe gjithëpërfshirës. (A2 Televizion)