Mark Wayne Mullin miratohet Sekretar i ri i Sigurisë Kombëtare në SHBA

Nga A2 CNN
19 Mars 2026, 18:39 | Bota

Mark Wayne Mullin miratohet Sekretar i ri i Sigurisë Kombëtare në

Senati amerikan ka miratuar emërimin e Mark Wayne Mullin si Sekretar i ri i Sigurisë Kombëtare, i zgjedhur nga Presidenti Donald Trump për të zëvendësuar Christie Noem.

Në seancën dëgjimore të Komitetit të Sigurisë Kombëtare, Mullin mori 8 vota pro dhe 7 kundër, një rezultat i ngushtë që reflekton përplasjet politike mes republikanëve dhe demokratëve.

Kryetari republikan i komitetit, Rand Paul, votoi kundër Mullin për arsye personale, ndërsa demokrati John Fetterman votoi pro.

Emërimi i 48-vjeçarit Mullin, senator nga Oklahoma, duhet të miratohet gjithashtu nga i gjithë Senati, megjithëse ende nuk është caktuar data e votimit. Prej një muaji, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka qenë në një gjendje paralize, pasi demokratët kërkojnë reforma të thella për të miratuar buxhetin e tij.

Ky hap shënon një moment kyç për drejtimin e sigurisë kombëtare në SHBA, në një periudhë tensioni të lartë politik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos