Irani ekzekuton 2 persona për lidhje spiunazhi me Mossad-in

Nga A2 CNN
2 Maj 2026, 10:22 | Bota

Irani ekzekuton 2 persona për lidhje spiunazhi me Mossad-in

Dy persona u ekzekutuan për shkak të dyshimeve se kishin spiunuar për agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad gjatë luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Dyshja u identifikua nga agjencia e lajmeve Fars, e cila është pranë Gardës Revolucionare Islamike, si Yaqoub Karimpour dhe Nasser Bekerzadeh, përcjell A2CNN.

Ky i fundit u akuzua për mbledhjen e të dhënave mbi “figura të rëndësishme qeveritare, fetare dhe provinciale” dhe për dhënien e informacioneve mbi “qendra të rëndësishme” në rajonin e Natanzit, ku ndodhet një objekt i madh bërthamor.

Karimpour dyshohet se ka përcjellë informacione sensitive te një oficer i Mossad-it.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos