
Presidenti Masoud Pezeshkian deklaroi se Irani është një vend “paqedashës” dhe po vepron vetëm në vetëmbrojtje përballë sulmeve nga SHBA dhe Izraeli, duke theksuar përkushtimin e vendit të tij ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal.
Ai akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për shënjestrimin e infrastrukturës civile, duke i cilësuar këto veprime si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe si dëshmi të standardeve të dyfishta në çështjet e të drejtave të njeriut.
“Nuk kemi sulmuar asnjë vend dhe në situatën aktuale nuk kemi ndërmend të sulmojmë asnjë palë; ne thjesht po mbrohemi në mënyrë legjitime,” citoi agjencia ISNA Pezeshkianin.
“Nuk duhet të krijohet përshtypja se Irani po kërkon luftë. Përkundrazi, ne jemi paqedashës dhe ajo që po bëjmë është vetëmbrojtje legjitime. Ashtu si çdo njeri reagon ndaj agresionit, edhe një komb mbrohet ndaj sulmit.”
(A2 Televizion)