Irani ka treguar se është i gatshëm të angazhohet në negociata indirekte me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore.
“Politika jonë mbetet të shmangim negociatat e drejtpërdrejta në kushte të presionit maksimal dhe kërcënimeve ushtarake, por negociatat indirekte, siç kanë ekzistuar në të kaluarën, mund të vazhdojnë”, tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.
Ministri tha se iu përgjigj letrës së Presidentit Donald Trump dhe ia dërgoi Sulltanatit të Omanit, i cili vepron si ndërmjetës midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike.
Javën e kaluar, Araqchi tha se refuzimi i Iranit për të negociuar drejtpërdrejt me qeverinë amerikane ishte një taktikë.
Ai kishte thënë se negociatat e vazhdueshme midis Iranit dhe tre vendeve evropiane të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë ishin në thelb bisedime indirekte me Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)