Putin paralajmëron rritjen e numrit të ushtarëve në Arktik: Rusia do të mbrojë interest e veta!

Nga A2 CNN
27 Mars 2025, 19:55 | Bota

Putin paralajmëron rritjen e numrit të ushtarëve në Arktik:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thotë se Rusia do të mbrojë interesat e saj në Arktik, ndërsa rivalitetet gjeopolitike intensifikohen në rajon.

Sipas mediave të huaja, pasi ka pohuar se vendet anëtare të NATO-s kanë kërkuar nga veriu i largët si një "bazë për konflikte të mundshme", Putin thotë se vendet anëtare të NATO-s kanë kryer një numër në rritje të stërvitjeve ushtarake në Arktik.

Ai thotë se Rusia "kurrë nuk ka kërcënuar askënd në Arktik", por "ne po i shikojmë nga afër zhvillimet e fundit".

Duke thënë se "numri i ushtarakëve në Arktik do të rritet", ai shton: "Ne po zhvillojmë aftësitë tona të reagimit duke përmirësuar infrastrukturën tonë ushtarake”.

"Ne nuk do të lejojmë cënimin e sovranitetit të vendit tonë, ne do të mbrojmë interesat tona kombëtare", tha ai më tej.

Megjithatë, ai vazhdon duke folur për potencialin e bashkëpunimit me "shtetet mike...mundësisht duke përfshirë vendet perëndimore" në rajonin e Arktikut.

“Kam besim se koha për projekte të tilla do të vijë patjetër”, tha ai, shkruan A2CNN.

Duhet të theksohet këtu, se udhëheqësi rus është i prirur të rrisë tregtinë përmes Rrugës së Detit të Veriut dhe ujërave të Arktikut, ndërsa vendi i tij e zhvendos tregtinë drejt Azisë dhe larg nga Evropa për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë pas luftës së nisur në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos