
Ushtria iraniane ka hedhur poshtë pretendimin e SHBA-së për kalimin e dy anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit. Zëdhënësi i Shtabit Qendror të ushtrisë iraniane Khatam al-Anbiya shprehet se: “Pretendimi i komandantit të CENTCOM-it lidhur me afrimin dhe hyrjen e anijeve amerikane në Ngushticën e Hormuzit hidhet poshtë fuqishëm".
“Aktiviteti dhe lëvizja e çdo anijeje është nën kontrollin e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit”, vijon ai.
CENTCOM deklaroi se dy anije amerikane “kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit dhe kanë operuar në Gjirin Arabik si pjesë e një misioni më të gjerë për të siguruar që ngushtica të jetë plotësisht e pastër nga minat detare të vendosura më parë nga Irani dhe Garda Revolucionare”. (A2 Televizion)