
Irani ka dorëzuar përgjigjen e tij lidhur me propozimin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës, i cili është ndërmjetësuar përmes Pakistanit.
Sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane, përgjigjja e Teheranit është përcjellë përmes kanaleve diplomatike, ndërsa detajet e saj nuk janë bërë ende publike.
Ndërkohë, zyrtarë iranianë kanë bërë të ditur se qëndrimi i vendit bazohet në interesat kombëtare dhe kanë theksuar se nuk do të pranojnë kushte që i konsiderojnë të njëanshme apo presione nga jashtë. (A2 Televizion)