Rasti i parë me malarie në Shqipëri, preket një shtetas i huaj: Nuk transmetohet nga njeriu te njeriu

Nga Ornela Joti
18 Nëntor 2026, 17:39 | Sociale

Zbulohet rasti i parë me malarie për këtë vit në vendin tonë. Një 34-vjeçar nga Kameruni, pasi ka mbërritur në Shqipëri, ka shfaqur shenja tipike të sëmundjes, si temperaturë të lartë, ethe dhe lodhje të pazakontë.

I riu është shtruar në Shërbimin Infektiv në QSUT për 21 ditë, ku ka marrë terapinë e nevojshme. Mësohet se 34-vjeçari e ka lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.

Instituti i Shëndetit Publik deklaron se malaria nuk transmetohet nga njeriu te njeriu, por përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

Prej dekadash, malaria nuk është një sëmundje autoktone në vendin tonë. Personat e diagnostikuar me këtë sëmundje vitet e fundit janë infektuar gjatë udhëtimeve turistike ose për arsye pune në vendet e Afrikës, Arabisë dhe Azisë Jugore.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë pesë viteve të fundit janë konfirmuar 12 raste me malarie, të gjitha të importuara nga jashtë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos