Irani jep lajmin e mirë: Do të lejojmë më shumë anije të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Nga A2 CNN
15 Maj 2026, 17:21 | Bota

Irani jep lajmin e mirë: Do të lejojmë më shumë anije

Irani ka njoftuar se do të lejojë kalimin e më shumë anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe mallrave.

Sipas televizionit shtetëror iranian, anijet do të kalojnë të koordinuara nga forcat detare të Gardës Revolucionare Islamike. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit mbi 30 anije janë autorizuar të kalojnë përmes kanalit strategjik, shkruan A2CNN.

Mediat iraniane bëjnë të ditur se edhe disa anije kineze kanë marrë leje për të kaluar në këtë zonë. Autoritetet iraniane theksojnë se ky vendim tregon pranimin e protokolleve të reja ligjore të vendosura nga Irani në rajon dhe në Ngushticën e Hormuzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos