Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

Nga A2 CNN
16 Mars 2026, 16:09 | Bota

Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja

Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Rumanisë, duke theksuar se Bukureshti do të përballet me pasoja politike dhe ligjore nëse lejon Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat ushtarake në territorin rumun për operacione kundër Teheranit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi gjatë një konference për shtyp se një veprim i tillë do të konsiderohej si pjesëmarrje direkte në një agresion ushtarak kundër Iranit.

“Nëse Rumania do t’i vinte bazat e saj në dispozicion të Shteteve të Bashkuara, kjo do të ishte e barabartë me pjesëmarrjen në agresionin ushtarak kundër Iranit,” u shpreh Baghaei.

Sipas tij, një vendim i tillë do të ishte i papranueshëm në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe do ta vendoste Rumaninë përballë përgjegjësisë ndërkombëtare.

Gjithashtu Teherani ka theksuar se do të reagojë ndaj çdo vendi që lejon përdorimin e territorit të tij për sulme kundër Republikës Islamike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos