Irani konfirmon vdekjen e komandantit të marinës së Gardës Revolucionare

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 09:51 | Bota

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të marinës së Gardës

Irani konfirmoi të hënën vdekjen e komandantit të marinës së Gardës Revolucionare, Alireza Tangsiri, pas plagëve të rënda të marra, raportuan mediat shtetërore iraniane duke iu referuar një deklarate zyrtare të Gardës.

Sipas burimeve iraniane, Tangsiri nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërsa detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi më 26 mars se operacioni ishte kryer nga forcat izraelite.

“Në një operacion të saktë dhe vdekjeprurës, IDF eliminoi komandantin e marinës së IRGC-së, Tangsiri, së bashku me zyrtarë të lartë të komandës detare,” u shpreh ai.

Ngjarja pritet të rrisë më tej sulmet mes Iranit dhe Izraelit, në një kohë kur lufta e Gjirit ka hyrë në muajin e dytë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos