Trump po shqyrton një operacion për të nxjerrë uranium nga Irani

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 08:40 | Bota

Trump po shqyrton një operacion për të nxjerrë uranium nga

Presidenti amerikan po shqyrton një operacion ushtarak me qëllim nxjerrjen e 1,000 paund uranium nga Irani, raporton Wall Street Journal.

Operacioni "ka të ngjarë të fusë forcat amerikane brenda vendit për ditë ose më gjatë", sipas Wall Street Journal, e cila citon zyrtarë të paidentifikuar të sigurisë.

Trump ende nuk ka marrë një vendim, por "mbetet përgjithësisht i hapur ndaj idesë, sipas zyrtarëve, sepse kjo mund të ndihmojë në arritjen e qëllimit të tij qendror për të parandaluar Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore".

Gazeta “New York Times” raporton se trupat e vendosura në rajon “mund të përdoren në një mision që do të targetojë uraniumin e pasuruar të Iranit në vendin bërthamor të Isfahanit”, por ato mund të përdoren edhe për të pushtuar ishullin Kharg ose për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos