Irani lëshon raketa drejt zyrës së Netanyahut, Izraeli: Nuk ka të lënduar

Nga A2 CNN
2 Mars 2026, 17:30 | Bota

Irani lëshon raketa drejt zyrës së Netanyahut, Izraeli: Nuk ka

Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se sulmet e fundit me raketa kanë pasur në shënjestër zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore të Izraelit.

“Në shënjestër u vu zyra e kryeministrit kriminal të regjimit sionist dhe selia e komandantit të forcave ajrore të këtij regjimi”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare.

Sipas deklaratës, në sulm janë përdorur raketa të tipit “Kheibar”.

Nga ana tjetër, autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se nga këto goditje nuk raportohet për të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos