“Nuk ka fitore në këtë luftë”, Araghchi: Ndryshimi i regjimit, mision i pamundur

Nga Erjon Dervishi
2 Mars 2026, 13:34 | Bota

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, në një deklarata për mediat ka bërë me dije se Irani "ka qenë gjithmonë i hapur për diplomaci". "Kjo është hera e dytë që ne negociojmë me amerikanët, dhe ata vendosën të na sulmojnë pikërisht në mes të negociatave", tha Araqchi.

Araqchi nënvizoi se veprimet e Iranit ishin mbrojtëse, duke përsëritur se "nuk ka fitore në këtë luftë" dhe duke pohuar se sulmuesit "nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë objektivat e tyre".

"Nuk ka fitore në këtë luftë. Dhe ata nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë objektivat e tyre dhe nuk mund t'i arrijnë ato në ditët në vijim. Për sa kohë që vazhdojnë, ata nuk mund të arrijnë asgjë. Kjo më kujton luftën e mëparshme, luftën 12-ditore të qershorit të kaluar, kur ata prisnin që, brenda dy ose tre ditësh, Irani të kapitullonte, të dorëzohej. Por u deshën 12 ditë që ata të kuptonin se Irani nuk po dorëzohet, se ata nuk kanë rrugë tjetër veçse të kërkojnë një armëpushim pa kushte", tha Araqchi.

"Epo, nëse qëllimi i tyre është të ndryshojnë regjimin, ky është një mision i pamundur. Ne e dimë që rrëzimi i udhëheqësit nuk do të thotë ndryshim regjimi apo ndryshim në sistemin politik në Iran. Jo, ne kemi një sistem politik shumë të mirëvendosur. Ne kemi një kushtetutë shumë të pasur. Dhe bazuar në këtë, të gjitha institucionet shtetërore janë në vend. Ato po bëjnë punën e tyre, funksionin e tyre. Dhe siç e shpjegova më parë, edhe pas rrëzimit të Udhëheqësit Suprem, ne kemi një procedurë që e kemi aktivizuar menjëherë. Dhe do ta shihni rezultatin nesër ose pasnesër, që një udhëheqës i ri do të emërohet nga Asambleja e Ekspertëve. Të gjithë këta ekspertë zgjidhen nga vetë populli", vijoi ministri i Jashtëm i Iranit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos