Irani po fut hundët në protestë? Nazarko: Po përdoret për të sulmuar Trumpin

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 21:15 | Bota

Analisti Mentor Nazarko mendon se protesta e fundit qytetare ka marrë edhe karakter ndërkombëtar, pasi ka si objekt të saj familjen Trump.

Sipas Nazarkos, shtete jo miqësore me Shqipërinë janë mobilizuar, në atë që ai e konsideroi si gjenerim hibrid në rrjet.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko tha: “Protesta s’është vetëm në atë shesh, protesta është edhe në rrjete. Në rrjete ka edhe gjenerim hibrid, domethënë, që i ngjan shumë luftërave hibride që zhvillohen. Objekt i protestës është bërë familja Trump dhe kjo i ka dhënë karakter ndërkombëtar protestës, e ka bërë që në krah të saj të mobilizohen shtete të caktuara europiane, të BE-së, shtete jo miqësore me Shqipërinë, demokratët amerikanë, mediat e fuqishme ndërkombëtare”, u shpreh Nazarko.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos