
Përgjigjja e Iranit ndaj një propozimi amerikan për paqe, që synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme, pritet më vonë gjatë ditës së premte, sipas një burimi të informuar mbi çështjen.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë janë njoftuar përmes ndërmjetësve se kundërpropozimi i Iranit ka gjasa të mbërrijë të premten, tha burimi.
Lufta, e cila nisi kur SHBA dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt, është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme.
Sipas burimeve dhe raportimeve, Irani kishte qenë duke shqyrtuar një propozim me 15 pika, të dërguar përmes Pakistanit, i cili përfshinte kërkesa që varionin nga çmontimi i programit bërthamor të Iranit deri te kufizimi i zhvillimit të raketave dhe praktikisht dorëzimi i kontrollit të Ngushticës së Hormuzit, përcjell A2CNN.
Një zyrtar iranian i tha Reuters të enjten se zyrtarët e lartë e kishin shqyrtuar propozimin dhe mendonin se ai i shërbente vetëm interesave të SHBA-së dhe Izraelit. Megjithatë, ai theksoi se diplomacia nuk kishte përfunduar.
(A2 Televizion)