Irani rihap pjesërisht hapësirën ajrore për fluturime ndërkombëtare

Nga A2 CNN
18 Prill 2026, 10:16 | Bota

Irani rihap pjesërisht hapësirën ajrore për fluturime

Agjencia e Aviacionit Civil të Iranit njoftoi rihapjen e pjesshme të hapësirës ajrore të vendit. Organizata Shtetërore e Aviacionit Civil shtoi në deklaratën e saj se rifillimi i fluturimeve ishte diskutuar brenda një komiteti koordinues dhe se fluturimet rifilluan në disa aeroporte në të gjithë vendin këtë mëngjes.

"Hapësira ajrore në Iranin lindor është rihapur për fluturime ndërkombëtare. Aeroportet e tjera do të rihapen gradualisht, varësisht nga gatishmëria teknike dhe operacionale e sektorëve ushtarakë dhe jo-ushtarakë”, thuhet në deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos