Trump humb durimin: Nëse s’ka progres, braktisim negociatat për luftën Rusi-Ukrainë

Nga Rosalba Bejdo
19 Prill 2025, 11:02 | Bota

Presidenti amerikan Donald Trump duket se e ka humbur durimin e po ashtu optimizim fillestar, për ti dhënë fund në mënyrë të shpejtë konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se do të kalonte stafetën në ndërmjetësimin e bisedimeve të mëtejshme, nëse Moksa dhe Kievi do të bënin shumë të vështirë arritjen e një marrëveshje paqeje. Presidenti amerikan u tha gazetarëve në Zyrën Ovale të premten se nuk priste që armëpushimi të ndodhte brenda ditësh, por se dëshironte të arrihej sa më shpejt. 

“Nëse për ndonjë arsye një prej dy palëve e bën të vështirë, ne do të themi që ju jeni budallenj, jeni njerëz të tmerrshëm dhe do ta kalojmë stafetën. Por me shpresë nuk do të arrijmë deri atyre. Sekretari i Shtetit Marko Rubio ka të drejtë kur thotë se duam të shohim fundin”, tha Trump.

Diasporë më herët Sekretari i Shtetit Marko Rubio paralajmëroi se SHBA do të braktisë bisedimet nëse nuk do të ketë sinjale të qartë progresi brenda pak ditësh. Deklaratat vijnë teksa Moska vijon sulmet ndaj Ukrainës, me 2 persona që u vranë dhe rreth 100 të tjerë u plagosën në qytetet verilindore të Harkivit dhe Sumit të premten.

Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur një sërë kushtesh për çdo armëpushim të mundshëm. Zëdhënësi i tij Dmitri Peskov, tha se negociatat janë të vështira dhe se Rusia është e interesuar për një paqe që mbron interesat e shtetit.

Ndërkohë gjatë një takimi me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Romë të premten, zv.presidenti amerikan JD Vance u shpreh optimist mbi fundin e luftës. Komentet e tij erdhën pasi Ukraina dhe SHBA bënë hapin e parë drejt vulosjes së marrëveshjes për mineralet, pasi një ujdi fillestare dështoi në shkurt, pas përballjes dramatike mes Trump dhe Zelenskit në Shtëpinë e Bardhë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos