Ish-aleatja e Trump-it: Na ka tradhtuar. MAGA ka vdekur

Nga A2 CNN
25 Shtator 2026, 17:23 | Bota

Ish-aleatja e Trump-it: Na ka tradhtuar. MAGA ka vdekur

“Besoj se Trumpi na ka gënjyer aq shumë dhe na ka tradhtuar në një mënyrë kaq të pabesueshme, saqë kjo i tejkalon çdo lloj kuptimi. Besoj se MAGA ka vdekur.”

Kështu u shpreh Marjorie Taylor Greene, ish-deputetja republikane dhe aleate e Donald Trump, e cila më pas u shndërrua në një nga kritiket e tij më të ashpra.

Greene tha se nuk ka qenë kurrë një “republikane e devotshme”, por kandidoi për një post politik në vitin 2020, sepse ishte e zemëruar me partinë dhe donte të shihte ndryshime.

Në atë kohë, ajo besonte te premtimi i Trump për ta vendosur “Amerikën të parën” dhe për ta mbajtur vendin jashtë luftërave të huaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos