Ministri i Jashtëm polak i bie këmbanave të alarmit lidhur me një sulm të mundshëm nga Rusia. “Po gatuan diçka të madhe këtë vit”, ishte paralajmërimi i tij, teksa nuk përjashtoi një sulm të inskenuar të Moskës ndaj vetes, për të justifikuar agresionin.
“Nuk mund t’i bëjmë publike burimet, por informacioni vjen nga disa burime të ndryshme dhe të gjitha tregojnë se Rusia mund të jetë duke gatuar diçka të madhe këtë vit.
Mendojmë gjithashtu se edhe në regjimet diktatoriale ekziston një lloj presioni i opinionit publik dhe se Putinit mund t’i duhet një pretekst për të shpallur mobilizimin.
Prandaj, nuk përjashtojmë mundësinë që Rusia të organizojë një sulm të inskenuar ndaj vetes, një të ashtuquajtur ‘false flag’, në mënyrë që t’u thotë qytetarëve të saj: ‘Jemi nën sulm dhe, për këtë arsye, duhet të mobilizohemi.’
Sa u përket bjellorusëve, ata janë shumë të shqetësuar se mos tërhiqen drejtpërdrejt në këtë luftë.” (A2 Televizion)