Parlamenti i Italisë miratoi ligjin që e bën vrasjen e grave, një krim që dënohet me burgim të përjetshëm. Anëtarët e dhomës së ulët të Italisë, Dhomës së Deputetëve, votuan unanimisht pro ligjit, ndërsa bota shënoi Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Kjo erdhi pasi qeveria e kryeministres Giorgia Meloni miratoi në mars një projektligj që për herë të parë prezantoi përkufizimin ligjor të femicidit në ligjin penal të vendit dhe e dënon atë me burgim të përjetshëm, shkruan A2 CNN.
“Jam shumë e kënaqur me miratimin në Parlament të projektligjit lidhur me krimin e vrasjes së grave”, tha Meloni. (A2 Televizion)
