Izraeli bombardon dhe vret 41 civilë në Siri

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2024, 18:54 | Bota

Izraeli bombardon dhe vret 41 civilë në Siri

Të paktën 41 persona humbën jetën dhe 50 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi të ushtrisë izraelite në një zonë rezidenciale në Palmyra të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Sana citoi një burim ushtarak sipas të cilit avionët izraelitë sulmuan nga drejtimi i kufirit jordanez dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Një grup monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se numri i të vdekurve ishte 41 dhe raportoi se sulmet goditën një depo armësh dhe vende të tjera brenda një zone të banuar nga familjet e luftëtarëve të milicisë të mbështetur nga Irani.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, citoi burimet e tij në terren duke thënë se avionët luftarakë izraelitë goditën tre lokacione në qytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos