Izraeli bombardon Gazën pak para zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 11:37 | Bota

Pak orë para hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit, midis Hamasit dhe Izraelit, ushtria izraelite ka goditur objektivat e tyre në Rripin e Gazës.

Ushtarët e IDF shkatërruan një tunel nga i cili doli një luftëtar i Hamasit dhe hapi zjarr ndaj tyre, mëngjesin e sotëm.

Zhvillimet e reja u njoftuan nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit përmes platformës Telegram.

Ushtarët izraelitë gjetën gjithashtu luftëtarë dhe armë në një ndërtesë të përdorur nga grupi islamik palestinez.

"Terroristët u vranë dhe ndërtesa u shkatërrua”, njoftoi ushtria.

Herët në mëngjes, qeveria izraelite miratoi një marrëveshje me Hamasin për një armëpushim katërditor dhe lirimin e dhjetëra pengjeve në këmbim të lirimit të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.

Fillimi i saktë i armëpushimit do të shpallet brenda 24 orëve, sipas Katarit, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos