Ministria e Jashtme e Izraelit ka lajmëruar se kamionët me ushqim për fëmijë, miell dhe furnizime mjekësore do të lejohen të hyjnë në territorin e Gazës "menjëherë".
Sipas mediave të huaja, deri më tani, nuk ka raportime se ndonjë nga kamionët ka mbërritur në destinacion.
OKB-ja ka paralajmëruar se Gaza është në prag të urisë dhe njerëzit me të cilët kemi folur thonë se po përpiqen të përballojnë urinë.
Mjekët në spitalet që janë ende në funksion në territor kanë thënë se po u mbarojnë me shpejtësi furnizimet thelbësore mjekësore.
“Unë dhe fëmijët e mi jemi shumë të uritur”, tha më parë një burrë në Gazën jugore për mediat e huaja, duke fajësuar si Izraelin ashtu edhe Hamasin për situatën e krijuar në territor.
Një gazetar në Khan Younis, në jug, e përshkroi situatën atje si "shumë të keqe", duke thënë se deri më tani nuk kishte parë asnjë ndihmë të hynte në vend. (A2 Televizion)