Tym i bardhë në Uashington për konfliktin mes Izraelit dhe Libanit. Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, palët janë pajtuar që të zgjasin me 3 javë të tjera armëpushimin e brishtë.
Konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut është ndër pikat kryesore të ngërçit në përpjekjet për paqe midis SHBA-së dhe Iranit, shkruan A2.
Megjithatë, ushtria e shtetit hebre e ka anashkaluar fjalën e dhënë në Shtetet e Bashkuara. Forcat Ajrore Izraelite kanë nisur së fundmi sulme të reja në Libanin jugor, vetëm disa orë pasi Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një zgjatje tre-javore të armëpushimit.
Sipas mediave lokale, 3 sulme goditën 2 qytete të ndryshme në jug të Libanit.
Nuk dihet ende nëse kjo konsiderohet shkelje dhe nëse Hezbollahu do të kundërpërgjigjet. (A2 Televizion)