Izraeli godet qendrën e emergjencës në qendër të Iranit

Nga A2 CNN
21 Qershor 2025, 17:50 | Bota

Izraeli godet qendrën e emergjencës në qendër të

Mediat iraniane kanë raportuar se një qendër emergjence në qytetin Hoveyzeh, provinca Khuzestan, u shënjestrua sot nga Izraeli.

Sipas raportimeve, shërbimet e emergjencës së provincës dhe Universiteti i Shkencave Mjekësore Ahvaz lëshuan deklarata të ndara mbi qendrën e emergjencës 115 Hoveyzeh.

Në deklaratën e tij, universiteti tha se qendra ishte shkatërruar “plotësisht”, megjithëse sulmi nuk rezultoi në viktima apo të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos