Izraeli tregon supermacinë: Kemi rrëzuar 99% të dronëve iranianë që na kanë sulmuar

Nga A2 CNN
21 Qershor 2025, 16:40 | Bota

Izraeli tregon supermacinë: Kemi rrëzuar 99% të dronëve

Ushtria izraelite thotë se ka asgjësuar 99% të dronëve iranianë të nisur drejt vendit që nga fillimi i konfliktit më shumë se një javë më parë.

Sistemi i mbrojtjes ajrore ka kapur më shumë se 470 dronë sulmi me një drejtim, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, përfshirë afërsisht 40 që u lëshuan gjatë natës së të premtes;.

Në një depërtim të rrallë të mbrojtjes ajrore të Izraelit, një dron goditi qytetin Beit Shean në Izraelin verior të shtunën në mëngjes dhe një tjetër u ul në një zonë të hapur në Izraelin jugor.

Irani ka lëshuar më shumë se 1,000 dronë që nga fillimi i konfliktit, shumë prej të cilëve nuk kanë arritur të përmbushin objektivat ose janë kapur nga vende të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos