''Përfshirja e SHBA në luftë, e rrezikshme’’, Irani paralajmëron Uashingtonin, Erdogan: Izraeli pengon paqen

Nga A2 CNN
21 Qershor 2025, 16:17 | Bota

''Përfshirja e SHBA në luftë, e

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragç paralajmëroi se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit do të ishte një hap shumë i rrezikshëm.

Duke folur për gazetarët në Stamboll, ku po vijon bisedimet diplomatike, ai ripërsëriti se vendi i tij nuk mund të hyjë në negociata me Uashingtonin ndërsa qytetarët e tij janë nën bombardime.

Sipas shefit të diplomacisë së Iranit, SHBA ka qenë e përfshirë në agresion që prej ditës 1 edhe pse nuk ofron prova për një pretendim të tillë.

“Diplomacia ka funksionuar në të kaluarën dhe mund të funksionojë sërish në të ardhmen”, tha Araghchi, që beri thirrje për ndaljen e agresionit.

Ndërkohë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se sulmet e Izraelit ndaj Iranit pak para mbajtjes së raundit të ri të bisedimeve me SHB Asipas tij, synonin të sabotonin negociatat.

Duke folur në një konferencën diplomatike në Stamboll, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Iranit, Erdogan denoncoi "banditizmin e hapur" të Izraelit siç e quajti dhe e akuzoi atë për përpjekje për të destabilizuar Lindjen e Mesme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos