Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, evakuime masive, frikë për zgjerimin e ofensivës tokësore 

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 18:27 | Bota

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, evakuime masive, frikë për

Izraeli ka ndërmarrë një valë sulmesh ajrore rreth Rripit të Gazës duke nxitur zhvendosje masive të qindra familjeve palestineze. Sipas dëshmitarëve e raportimeve lokale, ekipet e shpëtimit kishin rikuperuar trupat e 5 personave, ndërsa dhjetëra civilë të plagosur u dërguan në spitalin e Al-Ahli në qytetin e Gazës.

Sulmet pasojnë një prej urdhrave më të mëdha të evakuimit të lëshuar që prej rinisjes së luftës në muaji Mars. Zhvillet vijnë mes presionit në rritje ndaj kryeminsitrit izraelit Benjamin Netanjahu për t’u rifokusuar në përpjekjet e arritjes së një marrëveshje.

Banorët e Gazës thonë se dhjetëra sulme ajrore izeaelite shënjestruan lagjet e populluar në lindje të qytetit e video që qarkulluan në rrjet treguan skena të kaosit dhe shpërthimeve që ndriçonin qiellin e natës. Një prej sulmeve goditi një shkollë në lagjen Zeitoun, ku ishin të strehuar familje të shpërngulura.

Forcat izraelite të mbrojtjes urdhëruan më herët evakuimin e qytetarëve nga pjesë të mëdha në Gazën verior, në prag të sulmeve të reja.

Mes përkeqësimit të krizës humanitare, po shtohet frika se urdhrat e evakuimit dhe zgjerimi i sulmeve ajrore janë pjesë e një plani të gjerë Izraelit për të përhapur ofensivën më thellë në Gaza.

Por ka gjithashtu spekulime në mediat izraelite se disa gjeneralë janë pranë konkluzionit se operacionet në Gaza janë drejt finalizimit.

Lëvizjet e ardhshme të Netanjahaut janë nën vëzhgim të rreptë, teksa shtohet presioni në shtëpi e jashtë vendit për të punuar për një armëpushim të ri.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos