VIDEO| “Mos dilni nga shtëpitë!” Situatë e rëndë nga moti i keq në veri të Italisë, lumenjtë dalin nga shtrati

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 18:09 | Bota

VIDEO

Qyteti Bardonecchia, në Torino, është përfshirë nga përmbytje të mëdha pasi lumi Frejus ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Uji i lumit ka vërshuar në rrugët e qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe duke detyruar autoritetet të shpallin alarm maksimal, pothuajse dy vite pas përmbytjes së madhe të gushtit 2023.

Kryetarja e Bashkisë, Chiara Rossetti, i ka bërë thirrje qytetarëve të mos afrohen pranë urave dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme: “Mos dilni nga shtëpia, mos përdorni makinën dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale,” tha ajo, shkruan A2 CNN.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë rrugë të mbuluara nga uji dhe dëme materiale. Përmbytje kanë ndodhur edhe në autostradën A32 Torino-Bardonecchia, ku është mbyllur dalja për në zonën turistike në të dy drejtimet. Ndërkohë, edhe lumi Dora ka dalë nga shtrati në pjesën e poshtme të qytetit, duke përmbytur dhe rrugën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos