Izraeli merr kontrollin e gjithë kufirit me Gazën, gjen 20 tunele të tjera të Hamasit

Nga A2 CNN
30 Maj 2024, 07:43 | Bota

Ushtria izraelite ka thënë se ka marrë kontrollin e zonës mbrojtëse strategjikisht të rëndësishme përgjatë kufirit Gaza-Egjipt të njohur si Korridori Filadelfi, që do të thotë se tani kontrollon të gjithë kufirin tokësor të Gazës.

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), tha se rreth 20 tunele të përdorura nga Hamasi për të kontrabanduar armë në Gaza ishin gjetur brenda zonës.

Televizioni egjiptian citoi burime që e mohonin këtë dhe tha se Izraeli po përpiqej të justifikonte operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos