Izraeli sulmoi godinën e televizionit shtetëror, Irani: Janë vrarë disa punonjës

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 19:15 | Bota

Izraeli sulmoi godinën e televizionit shtetëror, Irani: Janë

Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se disa punonjës të tij janë vrarë nga një sulm izraelit mbi selinë qendrore në Teheran.

Një gazetar i IRIB tha se stafi “punoi deri në momentin e fundit para goditjes”. Kreu i transmetuesit, Peyman Jebeli, u shfaq në ekran me një letër të përgjakur, duke deklaruar se “do të qëndrojnë deri në fund”, shkruan A2 CNN.

Qindra punonjës ndodheshin në kompleksin mediatik në Distriktin 3 të Teheranit, për të cilin Izraeli kishte dhënë më herët urdhër evakuimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos