Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Alba Adriatica, në provincën e Teramos, Itali, ku një automjet ka hyrë papritur në një plazh të mbushur me pushues, duke shkaktuar panik dhe tre persona të plagosur.
Sipas raportimeve të Il Messaggero, drejtuesi i mjetit është një 83-vjeçar nga Roma, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës. Automjeti ka hyrë fillimisht në verandën e lokalit “Alba Beach”, ka shkatërruar disa vazo të mëdha dekorative dhe më pas ka përfunduar në mes të plazhit, mes çadrave dhe shezlongëve, shkruan A2 CNN.
Në këtë incident, një grua ka mbetur e plagosur rëndë, me fraktura në gjymtyrët e poshtme, ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta. (A2 Televizion)