Reagon Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 18:35 | Bota

“Ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Unë kisha 60 ditë, dhe ata kishin 60 ditë, dhe në ditën e 61-të, thashë: ‘Nuk kemi një marrëveshje. Ata duhet të bëjnë një marrëveshje dhe kjo është e dhimbshme për të dyja palët, por do të thosha se Irani nuk po e fiton këtë luftë dhe ata duhet të flasin, dhe duhet të flasin menjëherë, para se të jetë tepër vonë.”

Kështu është shprehur Presidenti amerikan, Donald Trump, para gazetarëve në samitin e G7 në Kanada të hënën, shkruan A2 CNN.

Komentet vijnë pasi gazeta “The Wall Street Journal” raportoi se Irani ka “sinjalizuar urgjentisht se kërkon t’i japë fund armiqësive dhe të rifillojë bisedimet mbi programet e tij bërthamore, duke i dërguar mesazhe Izraelit dhe SHBA-së nëpërmjet ndërmjetësve arabë”.

Sa i përket Izraelit, Trump u shpreh se ai është mbështetur vazhdimisht nga SHBA-ja. “Ne gjithmonë e kemi mbështetur Izraelin. E kemi mbështetur fuqimisht për një periudhë të gjatë kohore, dhe Izraeli po ecën shumë mirë tani”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos