Izraeli sulmon Iranin, shpërthime në Teheran!

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 03:44 | Bota
Izraeli sulmon Iranin, shpërthime në Teheran!

Izraeli ka nisur atë që e cilëson si sulm “parandalues” kundër Iranit, ndërsa në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, sipas ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz.

“Pas sulmit parandalues të Shtetit të Izraelit ndaj Iranit, pritet një sulm me raketa dhe dronë ndaj shtetit të Izraelit dhe popullsisë civile në të ardhmen e afërt,” thuhet në deklaratën e Katz.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, raportoi se shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar në Teheran, përcjell A2 CNN.

Sipas raportimeve, objektiv i sulmeve janë vendet e programit bërthamor iranian dhe raketat balistike të Iranit.

Një zyrtar amerikan i tha CNN-it se Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë ndihmë në sulmet e kryera nga Izraeli ndaj Iranit.

Sipas një zyrtari izraelit, kabineti i Sigurisë Kombëtare të Izraelit ka qenë mbledhur gjatë gjithë natës përpara nisjes së sulmit në Iran.

Ndërkohë, ministria izraelite e Transportit njoftoi se hapësira ajrore e Izraelit është mbyllur deri në një njoftim të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos