Tronditet Britania, tre vajza adoleshente rrahin për vdekje një burrë 75-vjeçar dhe e filmojnë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2025, 16:36 | Bota

Tronditet Britania, tre vajza adoleshente rrahin për vdekje një

Opinioni publik në Britaninë e Madhe është tronditur nga rasti i tri vajzave adoleshente që kanë rrëfyer vrasjen e një burri 75-vjeçar në Londër, duke e regjistruar sulmin në video.

Freddy Rivero ishte pranë një stacioni autobusi në Islington, në veri të Londrës, më 27 shkurt, kur adoleshentet zbritën nga një autobus dhe e rrethuan.

Vajzat, të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç, e shtynë, e shqelmuan dhe e goditën me grusht burrin e moshuar, ndërsa njëra prej tyre filmoi incidentin në telefonin e saj celular dhe i mori syzet.

Si pjesë e hetimit, policia zbuloi pamjet e kamerave të sigurisë që regjistruan sulmin, të cilat tregojnë vajzën më të madhe duke e goditur viktimën në kokë, duke e bërë atë të rrëzohet prapa.

Policia u thirr në orën 23:25 pas raportimeve për një rrëmujë dhe e gjeti të moshuarin pa ndjenja në trotuar me një dëmtim të rëndë në kokë dhe pa puls. 75-vjeçari u dërgua në spital ku edhe u konfirmua ndarja e tij nga jeta.

Tre adoleshentet u paraqitën në gjykatë dhe pranuan fajësinë për vrasje të paqëllimshme. Gjykatësja Judy Hahn urdhëroi që tre vajzat të akuzohen dhe të mbahen në paraburgim deri në dënimin e tyre më 5 shtator.

“Freddy Rivero ishte një baba shumë i dashur dhe familja e tij u shkatërrua nga vdekja e tij", thuhet në një deklaratë të policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos